Kush Eshte Telefoni qe mund te blini me 100 Euro
Në tregun e sotëm të përcaktosh se kush eshte telefoni
ne shitje më i mire nuk është e lehtë, sidomos me përzgjedhjen e madhe të
produkteve sipas çmimeve.
Cdo vit qindra telefona të ndryshem hidhen në treg dhe
shpesh krijojnë konfuzion në mesin e konsumatorëve, kur behet fjale per
zgjedhjen e një smartphone ne shitje.
Ekrane gjithnjë e më të mëdha, të ndritshem dhe parametra
me te larte, ne gjendje të bëjne fotografi me te mira se vetë kamera digjitale
dhe me hardware dhe software gjithnjë me të perparuara dhe karakteristika për
të lehtësuar jetën e përditshme.
Por kush
është telefoni më i mirë i vitit 2017?
Ne kemi hartuar për ju një listë të telefonave më të
mire në treg të ndarë sipas çmimeve, me guida të plota dhe ofertat më të mira.
Për t'ju ndihmuar në zgjedhjen se cili është
smartphone më i mirë që është e drejtë për ju, modelet do te ndahen në
kategoritë e çmimeve:
Smartphone
ne shitje për më pak se 100 Euro
Telefonat me te mire per 100 Euro, një përzgjedhje e
smartphonave dhe çmimeve më të mira te fashes ekonomike dedikuar për ata që
kërkojnë të domosdoshmen dhe nuk duan të shpenzojnë shumë për një smartphone.
Në këtë fashe çmimesh ju mund të gjeni telefona tepër të mire, të shpejtë dhe
me jetegjatesi të mjaftueshme të baterisë.
Nëse doni një smartphone që kushton 100 Euro, Asus
ZenFone Go është një smartphone Android që ben pjese ne kete fashe cmimi, pa
dyshim një nga më të te shiturit e kesah kategorie.
I pajisur me një ekran 5 polsh me rezolucion 1280 ×
720 pixel HD I mbrojtur me xham Gorilla 3.
Telefoni eshte i pajisur me procesor 1.3 GHz MediaTek
MT6580 chipset Cortex-A7 Quad Core, ARM Mali-400 MP1, 2 GB 8 GB (Memoria mund
te shtohet nëpërmjet një mikro RAM SD ).
Telefoni eshte i pajisur me një kamera të pasme me 8
megapixel që mund të beje fotografi me rezolucion me 3264 × 2448 pixela dhe
ofron stabilizimin optik digjital. Regjistron video në Full HD 1920×1080 në 30
fps. Kamera e përparme është një kamera 2 megapixel, e cila eshte e përsosur
për thirrjet ne Skype Video dhe selfiet.
Koneksioni: Dual SIM, 3G, WiFi, Bluetooth 4.0 me A2DP,
microUSB 2.0, A-GPS.
ASUS ZenFone Go vjen me Android 5.1 Lollipop (ASUS
ZenUI) dhe një bateri 2070 mAh Lipo.